Kompetenca e lartë profesionale, etika, komunikimi, integriteti dhe besnikëria janë karakteristikat që na dallojnë.
Studio Ligjore Mustafaj karakterizohet nga standarte shumë të larta të ofruara në asistencën dhe mbrojtjen, në çdo gjendje dhe shkallë gjykimi përpara çdo organi gjyqësor, të zakonshëm apo të posaçëm, civil, administrativ, apo penal.
E DREJTE CIVILE
E DREJTE ADMINISTRATIVE
E DREJTE PENALE
KURSE TË FORMIMIT JURIDIK
Ne duam të ruajmë me klientët tanë një marrëdhënie afatgjatë të bazuar në besimin e ndërsjellë, prandaj kompetenca e lartë profesionale, etika, komunikimi, integriteti dhe besnikëria janë karakteristikat që na dallojnë.
Shërbimet
Kontratat
Ofron eksperiencat dhe ekspertizën e saj në asistimin e kompanive dhe subjekteve private në përgatitjen, negocimin dhe hartimin e llojeve të ndryshme të kontratave.
E Drejta Tregtare Dhe E Korporatave
Ofron kompanive këshilla ligjore që në fazën e themelimit dhe gjatë gjithë veprimtarisë së kompanisë.
E Drejta Familjare
Zotëron një përvojë të konsoliduar në të drejtën familjare, me referencë të veçantë në marrëdhëniet midis prindërve dhe fëmijëve, marrëdhënieve personale etj.
E Drejta e Trashëgimisë
Studio Ligjore Mustafaj merret me të gjitha çështjet që lidhen me të drejtën e trashëgimisë.
E Drejta e Pronësisë
Ofron një ekspertizë solide në të drejtën e pronësisë, duke dhënë këshilla ligjore dhe asistencë në proçeset gjyqësore dhe jashtëgjyqësore.
E Drejta Bankare, Sigurimeve Dhe Financiare
Ofron asistencë dhe konsulencë gjyqësore dhe jashtëgjyqësore për institucionet bankare dhe të sigurimit.
E Drejta e Punës dhe Sigurimeve Shoqërore
Synon t’u ofrojë klientëve, punonjësve dhe kompanive përgjigje të përshtatshme për nevojat specifike, duke garantuar zgjidhje efektive.
Përgjegjësia Civile dhe Kompensimi i Dëmit
Të gjitha dëmet që rrjedhin nga veprimet e kundërligjshme të shkaktuara nga të tretët ose si pasojë e shkeljes së një detyrimi ose një kontrate.
E Drejta e Pronësisë Intelektuale
E specializuar në të drejtën e Pronësisë Intelektuale ofron një shërbim të integruar, si konsulencë dhe ndihmë gjyqësore në lidhje me të drejtat e autorit.
E Drejta Administrative
Asistencë për individët, sipërmarrësit privatë dhe organet publike në të gjitha fushat e aktiviteteve.
E Drejta Penale
Ofron një gamë të gjerë shërbimesh juridike në fushat kryesore të së drejtës penale, gjyqësore dhe jashtëgjyqësore.
Kurse të Formimit Juridik
Kurse profesionale të formimit juridik në fushën e të drejtës private, të drejtës proçeduriale civile, të drejtës penale, të drejtës proçeduriale penale etj.