Rreth Studios

Themeluar në vitin 2022 nga Prof. Dr. Ilir Mustafaj, Studio Ligjore Mustafaj u ofron klientëve të saj asistencë dhe konsulencë multidisiplinare gjyqësore dhe jashtëgjyqësore.

Falë eksperiencës së gjatë 25 vjeçare në sektorin akademik dhe gjyqësor të themeluesit të saj Prof. Dr. Ilir Mustafaj dhe eksperiences akademike dhe profesionale të pjestarëve të studios, Studio Ligjore Mustafaj karakterizohet nga standarte shumë të larta të ofruara në asistencën dhe mbrojtjen, në çdo gjendje dhe shkallë gjykimi përpara çdo organi gjyqësor, të zakonshëm apo të posaçëm, civil, administrativ, apo penal.

FUSHAT E AKTIVITETIT

Ajo ofron asistencë juridike për individët dhe bizneset, institucionet e kreditit dhe ato bankare, shoqëritë e sigurimit në të gjitha fushat e së drejtës civile, administrative dhe penale.

E DREJTE CIVILE

E DREJTE ADMINISTRATIVE

E DREJTE PENALE

KURSE TË FORMIMIT JURIDIK

STAFI YNE

Stafi i Studios Ligjore Mustafaj ka formim multidisiplinar dhe kompetenca specifike në fushat e ekspertizës ku operon. Me marrëdhënie të forta me botën akademike në universitetet kryesore shqiptare dhe te huaja, Studioja eshtë e aftë të plotësoje kërkesat gjithnjë e më komplekse të klientëve duke ofruar edhe kurse të formimit juridik.