E Drejta Tregtare dhe e Korporatave

Studio Ligjore Mustafaj u ofron kompanive këshilla ligjore që në fazën e themelimit dhe gjatë gjithë veprimtarisë së kompanisë.

Studio Ligjore Mustafaj ndjek kompanitë në operacionet e biznesit, në hartimin e dokumentave të organizimit të tyre, si dhe në aktivitetet e ndërkombëtarizimit. Gjithashtu ajo zotëron aftësi specifike dhe të kualifikuara në kontratat kombëtare dhe ndërkombëtare dhe ndihmon klientët në menaxhimin e përditshëm dhe nevojat e zhvillimit të marrëdhënieve të tyre tregtare, në analizën e çështjeve kritike dhe në identifikimin e zgjidhjeve të përshtatshme kontraktuale.

Ekspertiza e stafit në të drejtën ndërkombëtare ka favorizuar zhvillimin e aftësive specifike në fushën e së drejtës komunitare dhe ndërkombëtare, interpretimin dhe zbatimin e konventave ndërkombëtare dhe ndihmën në proçeset gjyqësore në këtë fushë.