E Drejta e Pronësisë Intelektuale

Studio Ligjore Mustafaj e specializuar në të drejtën e Pronësisë Intelektuale ofron një shërbim të integruar, si konsulencë dhe ndihmë gjyqësore në lidhje me të drejtat e autorit dhe me menaxhimin, transferimin dhe mbrojtjen e pronësive industriale të kompanive, duke përfshirë markat tregtare, patentat, treguesit gjeografikë, dizajnin industrial.

Profesionistët tanë të Pronësisë Intelektuale, të cilët japin mësim dhe publikojnë mbi temat e pronësisë intelektuale garantojnë standarde të larta të cilësisë dhe kompetencën e nevojshme për të zgjidhur të gjitha problemet në kohën e duhur dhe në përputhje me përditësimet më të fundit në fushën e Pronësisë Intelektuale.