Njoftim

Studio Ligjore “Mustafaj” në përputhje me parashikimet e saj statutore ofron kurse për të gjithë juristët që duan të konkurojnë në Shkollën e Magjistraturës. Si një praktikë e përkthyer në sukses në konkursin e kaluar (me fituesit e nxjerrë nga kjo studio), Prof. Dr. Ilir Mustafaj falë eksperiencës së tij 25 vjeçare në sektorin akademik dhe gjyqësor, ofron trajtim teorik dhe praktik të të gjithë instituteve të së drejtës civile, përfshirë pronësinë dhe trashëgiminë, institutet e së drejtës së detyrimeve dhe kontratave, institutet e së drejtës familjare, të punës, të drejtës tregtare, të së drejtës administrative, të kodit të procedurës civile, të kodit të procedurave administrative, trajtim të të gjithë instituteve të së drejtës penale, pjesa e përgjithshme dhe pjesa e posaçme, si dhe të kodit të procedurës penale.
Kursi është organizuar në 45 orë dhe do të shtrihet në periudhën Janar 2023 deri në muajin Prill 2023.
Literatura e përdorur gjatë zhvillimit të kursit do të jetë në përputhje me programin e pranimit në Shkollën e Magjistraturës.
Ftojmë të gjithë juristët që duan të konkurojnë në profilet Gjyqtar/Prokuror/Këshilltar/Ndihmës Ligjor të bëhen pjesë e kursit formues pasi në një kohë të shkurtër do të arrini një përgatitje multidisiplinore.