Profili
Prof. Dr. Ilir MustafajProf. Dr. Ilir Mustafaj
Prof. Dr. Ilir Mustafaj
Prof. Dr. Ilir Mustafaj, ka përfunduar studimet e larta si jurist me rezultate të shkëlqyera (medalje e artë) në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës, në periudhën 1992 – 1996.
Ai ka një eksperiencë 25 vjeçare në Sistemin e Drejtësisë si gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë.
- – Në periudhën 2010 – 2015 është zgjedhur Anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë nga Konferenca Kombëtare Gjyqësore.
- – Në Janar të vitit 2016 është zgjedhur zv. Kryetar i Këshillit Ekzekutiv të Konferencës Kombëtare Gjyqësore nga kjo e fundit.
- – Në vitin 2005, ka përfunduar studimet Master në fushën e të drejtës civile në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës.
- – Në vitin 2010 ka marrë titullin shkencor “Doktor i Shkencave” në fushën e të drejtës civile në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës.
- – Në vitin 2012 ka marrë titullin shkencor “Profesor i Asociuar” në fushën e të drejtës civile në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës.
- – Që prej vitit 2016 mban titullin më të lartë akademik “Profesor Doktor”, dhënë nga Ministria e Arsimit e Republikës së Shqipërisë.
Ai ka marrë pjesë në shumë trajnime dhe vizita zyrtare në vende të ndryshme të Europës, ku vlen të përmendet përfaqësimi i Shkollës së Magjistraturës të Republikës së Shqipërisë në takimin e Drejtorëve të Shkollave të Magjistraturës të vendeve anëtare të këshillit të Europës të mbajtur në Strasburg (Francë) në Qershor të vitit 2014.
Me një karrierë të gjatë 25 vjeçare akademike, Prof. Dr.Ilir Mustafaj ka mbajtur dhe mban pozicione të rëndësishme akademike si pedagog në Universitete Publike dhe Private, si udhëheqës doktorantësh dhe anëtar komisionesh në Shkollën Doktorale, pedagog i jashtëm dhe ekspert i Shkollës së Magjistraturës.
Fushat e mësimdhënies së Prof. Dr. Ilir Mustafaj janë kryesisht: “E Drejta e Detyrimeve”, “E Drejta e Kontratave”, “E Drejta e Biznesit”, “Proçedurë Civile”.
Botime
Prof. Dr. Ilir Mustafaj ka marrë pjesë në shumë konferenca të rëndësishme kombëtare dhe ndërkombëtare në fushën e të drejtës civile, si dhe është autor i shumë shkrimeve në revista shkencore ne fushën e së drejtës civile brenda dhe jashtë vendit.
Prof. Dr. Ilir Mustafaj është autor dhe bashkëautor librash dhe monografish në fushën e të drejtës civile konkretisht:
- “Dëmi civil i ardhur nga veprat penale” (Shtëpia Botuese Morava 2011)
- “Detyrimet dhe kontratat”, (Shtëpia Botuese ARON Print 2016)
- “Legal treatment of contract according to the Albanian legislation”, (Shtëpia Botuese Edizioni Nuova Cultura Itali 2014)
- “E Drejta e Detyrimeve – I” dhe “E Drejta e Detyrimeve – II”Bashkëautor ArdianNuni, Ilir Mustafaj, Asim Vokshi (Shtëpia Botuese Morava 2008).