E Drejta e Punës dhe e Sigurimeve Shoqërore

Studio Ligjore Mustafaj ofron asistencë gjyqësore dhe jashtëgjyqësore në fushat kryesore të së drejtës së punës dhe sigurimeve shoqërore, veçanërisht për mosmarrëveshjet që kanë të bëjnë me fillimin dhe përfundimin e marrëdhënies së punës, pushimit nga puna dhe me kontratat e ndryshme të punës.

Konsulenca synon t’u ofrojë klientëve, punonjësve dhe kompanive përgjigje të përshtatshme për nevojat specifike, duke garantuar zgjidhje efektive.

Veprimtaria e konsulencës shtrihet edhe në mosmarrëveshje në lidhje me pensionet, kontributet nga punonjësitë dhe kompanitë, verifikimin e kushteve të invaliditetit, pagesa e përfitimeve të përkohshme dhe papunësia.