Kontratat
Studio Ligjore Mustafaj ofron eksperiencat dhe ekspertizën e saj në asistimin e kompanive dhe subjekteve private në përgatitjen, negocimin dhe hartimin e llojeve të ndryshme të kontratave, duke iu referuar veçanërisht kontratave tregtare. Ajo ofron standartet më të larta të asistencës, falë ekspertizës së shkëlqyer të themeluesit të saj Prof. Dr. Ilir Mustafaj, autor dhe bashkautor i botimeve shumë të rëndësishme në fushën e të drejtës Kontraktore.